Çekia dëbon diplomatë të tjerë rusë

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 17:14 | Bota
Çekia dëbon diplomatë të tjerë rusë

Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, njoftoi synimin e tij për të zvogëluar trupin diplomatik rus në Pragë, për të ekuilibruar praninë e përfaqësuesve diplomatikë në të dy vendet. Deri më tani, Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë që besohet të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete ruse.

Nga ana e saj Moska i është kundërpërgjigjur duke dëbuar 20 çekë.

“Si rezultat i Nenit 11 të Konventës së Vjenës ne po kufizojmë numrin e diplomatëve rusë në Pragë që të përputhet me numrin aktual të diplomatëve çekë në Moskë," tha Kulhanek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos