Në ndjekje të trafikantëve në det, sekuestrohet kokainë me vlerë 94 milionë dollarë

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 11:49 | Bota

Rreth 2500 kg kokainë janë sekuestruar nga Roja Bregdetare Amerikane në Florida, të kapura në një varkë. Sipas deklaratës zyrtare, sasia e sekuestruar kishte një vlerë prej 94,6 milionë dollarësh.

Video e publikuar tregon momentin e ndjekjes dhe ndalimit të varkës, ngjarje e ndodhur më 9 prill të këtij viti. Varka u pikas fillimisht në brigjet kolumbiane. Autoritetet thanë se kishin ndaluar 3 persona gjatë operacionit.

Anëtarët e Rojës Bregdetare thanë se shkatërruan varkën pasi konsiderohej si “mjet i rrezikshëm lundrimi”. Në total u sekuestruan 87 pako të mëdha me lëndën narkotike.

Në muajt janar dhe shkurt, Roja Bregdetare Amerikane sekuestroi në total rreth 3400 kg kokainë, me vlerë 126,7 milionë dollarë, çka tregon për rritje të theksuar të aktivitetit të trafikantëve të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos