
Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky falënderoi vendet anëtare të OKB-së për zgjedhjen Republikës Çeke në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke zëvendësuar Rusinë, e cila u pezullua nga ky organ në muajin prill për shkak të sulmit të saj të paprovokuar në Ukrainë.
Lipavsky shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë ndaj Çekisë dhe tha se vendi i tij do të fillojë menjëherë punën, si pjesë e sesionit të së enjtes, mbi abuzimet e të drejtave të njeriut të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Ai shtoi se të drejtat e njeriut mbeten një prioritet si për partinë e tij ashtu edhe për qeverinë çeke, e cila po i kthehet trashëgimisë së Vaclav Havel.
"Ne i përkasim Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Rusia jo," tha Lipavsky për një media vendase.
Republika Çeke do të shërbejë pjesën e mbetur të mandatit tre-vjeçar të Rusisë në këshill. (A2 Televizion)