All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

SHBA: Lufta në Ukrainë ka ngecur, Putin mund të shpallë ligjin e luftës

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 18:51 | Bota
SHBA: Lufta në Ukrainë ka ngecur, Putin mund të shpallë
All - Paragraf - 1

“Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ngecur dhe askush nga palët nuk po fiton”. Këtë e konfirmon kreu i shërbimeve sekrete i ushtrisë amerikane, gjenerali Scott Berrier, i cili shtoi se ky konflikt mund të zgjasë edhe për shumë kohë pasi nuk ka sinjale për armëpushim.

Ndërsa drejtoresha e inteligjencës kombëtare të SHBA-ve, Avril Haines, nënvizoi se Rusia do të përdorë armët bërthamore vetëm në rast të ndonjë kërcënimi ekzistencial. Gjithashtu paralajmëroi se presidenti Vladimir Putin po bëhet gati të vendosë ligjin e luftës në vendin e tij për të çuar përpara luftën në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

Haines shtoi se ushtria ruse nuk synon të ndalen vetëm në Donbas, por luftën ta çojë deri në Transnistri të Moldavisë. Sakaq luftimet në lindje të Ukrainës nuk ndalen.

Trupat e Putin sulmojnë vazhdimisht uzinën e çelikut në Mariupol, aty ku thuhet se kanë mbetur ende rreth 100 civilë. Ndërsa në jug u bombardua Odesa. Ka raportime se edhe Bjellorusia mund të përfshihet në luftë pasi ka mobilizuar ushtrinë në kufirin me Ukrainën.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos