Miratohet ilaçi për alopecia areata për moshën mbi 12-vjeç

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 22:30 | Aktualitet
Miratohet ilaçi për alopecia areata për moshën mbi

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar ilaçin e Pfizer Inc (PFE.N) për të trajtuar rënien e flokëve të shkaktuar nga një sëmundje autoimune. Ilaçi, emri i markës Litfulo, u miratua për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart me alopecia areata të rëndë (AA), një gjendje në të cilën sistemi imunitar sulmon folikulat e flokëve dhe bën që ato të bien. Vendimi i FDA e bën ilaçin “Litfulo” të parin që miratohet për të trajtuar gjendjen tek adoleshentët.

"AA prek njerëzit e të gjitha moshave, dhe jo rrallë, ajo prek popullatën adoleshente dhe më të re, kështu që të kesh një ilaç të miratuar për adoleshentët është një hap i madh përpara," tha Brett King, profesor i asociuar i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Yale.

Alopecia areata mendohet se prek 1 në 1000 njerëz vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 7 milionë njerëz në SHBA. Sëmundja dëmton besimin e të prekurve dhe shëndetin mendor, që përforcohet nga rënia e flokëve. Vlen të përmendet se alopecia areata (forma të rënda) është më e zakonshme në moshat 12 deri në 18 vjeç.

Çfarë është alopecia areata
Alopecia areata shkaktohet kur sistemi imunitar gabimisht sulmon folikulat e flokëve duke ndikuar në rënien e tyre. Sëmundja duket të jetë e pavarur nga përkatësia etnike, por mund të jetë e trashëguar, me një histori familjare të alopecia areata. Flokët mund të humbasin nga çdo pjesë e trupit, megjithëse alopecia areata prek kryesisht kokën dhe fytyrën. Lajmi i mirë është se me trajtimin e hershëm, alopecia areata mund të kurohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos