Celibashi publikon mënyrën e saktë të votimit në zgjedhjet e 25 prillit

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 11:22 | Politikë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar tri modelet e duhura për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Më 25 prill, votohet vetëm me një fletë votimi! Vendos shenjës X ose + brenda kutisë, vetëm për një parti politike, ose koalicionin dhe vetëm për kandidatin e asaj partie apo atij koalicioni” , shkruan Celibashi, në një postim në Twitter.

Mënyra e dytë është ajo e të votuarit vetëm për partinë. “Vendos shenjën X ose + brenda kutisë vetëm për partinë politike, ose koalicionin, pa votuar kandidatin”.

Në këto zgjedhje mund të votohet edhe vetëm për kandidatin. “Vendos shenjën X ose + brenda kutisë vetëm për një kandidat edhe nuk dëshiron të votosh partinë, apo koalicionin të cilit i përket kandidatit.

Është e gabuar të votohet për një parti të caktuar apo koalicion dhe kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër.

Ndërsa simbolet e tjera në fletëvotimi janë gjithashtu të palejuara, pasi numërimi do të kryhet në mënyrë elektronike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos