“Kemi kapërcyer një epokë”, Kikia: Faza e fushatave me daulle e postera në mure ka kaluar

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 22:53 | Politikë
“Kemi kapërcyer një epokë”, Kikia: Faza e fushatave

Analisti Mentor Kikia komentoi në Absolut 4 fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, e cila po shkon drejt fundit.

Kikia u shpreh se tashmë kemi kapërcyer një epokë, duke lënë pas daullet e posterat në mure, ndërsa njerëzit janë bërë më indiferentë.

“Kemi kapërcyer një epokë për mënyrën e të bërit fushatë. Nga tamptamet me daulle, me koncerte, me postera nëpër faqe muresh, me sherre me konflikte. Kur vinte koha e fushatës dukej si një gjë që ziente, sikur shoqëria pushonte së ekzistuari, ne duhet të pushonim së jetuari dhe duhet të mendonim vetëm për fushatën. Kjo fazë është kapërcyer. Fushata është më e qetë, njerëzit janë më indiferentë.

Gjëja e keqe e madhe që vërej është komunikimi. Media nuk është në misionin e saj për të pasqyruar një fushatë elektorale. Media mund të ishte sfiduese duke i mbyllur derën fare”, u shpreh Kikia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos