
Mëngjesin e sotëm kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vizituar një familje të zhgënjyer nga qeverisja socialiste në Durrës. Kryefamiljari i tha kreut demokrat se është zhgënjyer nga qeverisja socialiste për çështjen e legalizimeve, edhe pse prej vitesh ka qenë pjesë e PS.
“Ka vite që jam socialist dhe kam kontribuar për PS. U zhgënjeva jashtë mase për legalizimin e shtëpisë”.
Kreu i demokratëve u shpreh se çështja e legalizimeve duhet të ishte mbyllur që me qeverisjen demokrate, por theksoi se për këtë ka kërkuar ndjesë në 2013-n. Basha premtoi se do të realizojë zotimet dhe u kërkoi që më 25 prill të votojnë ndryshimin.
“E kam kërkuar prej 2013-n ndjesën për çështjen e legalizimeve që duhet ta kishim mbyllur ne, por nuk e mbyllëm. Ky erdhi me legalizime falas. Edhe me këtë nuk e mbajti premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur me një plan pune dhe jo me premtime boshe. Ne kemi dy vite që punojmë për çështjen e pronave dhe për fermerët. Ne kemi në dorë planin, ju keni në dorë ndryshimin. Më 25 prill ju keni në dorë ndryshimin”. (A2 Televizion)