Fushata politike, Gjoni: Na është mbyllur goja, politikanët i shmangen debatit dhe llogaridhënies

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 22:53 | Politikë
Fushata politike, Gjoni: Na është mbyllur goja, politikanët i

Analistja Edlira Gjoni deklaroi në studion e “Absolut 4” në A2 se edhe në këtë fushatë elektorale mungon llogaridhënia dhe shpalosja e programeve. Sipas Gjonaj politikanët nuk pranojnë debate dhe e shfrytëzojnë hapësirën televizive për fushatë.

“Mungojnë populizmi i fortë, mitingjet, ngritja e zërit por nuk jemi më në ato dekada. Gjithçka ka ndryshuar, celulari. Çdo gjë është aty, duhen gjërart e sofistikuara, me drita, me ngjyra, drone. Dhe duhet në mënyrë absolute ti shmangemi nëse jemi në qeveri llogarindhënies, ndërsa nëse jemi në opozitë të kaluarës.

Nuk kemi një risi të madhe, si shpalosje programesh apo debate politike. Është e kundërta. Palët politike i shmangen debatit, duan vetëm intervista vetëm tek për tek. Më duket se ka një ndjesi sikur u takon roli i “prima donas” të gjithë politikanëve.

Ekrani është hapësirë publike që ata duhet ta shfrytëzojnë për të dhënë llogaridhënie dhe programe jo për të bërë fushatë. Janë ulur tonet por është minimizuar roli i gazetarit, I pyetësorëve. Ne na është mbyllur goja. E duan kohën totalisht më vete dhe e kanë ururpuar të gjithë hapësirën publike, se politikën po se po.”, deklaroi Gjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos