Çelja e negociatave, reagon CDU-CSU: Hap historik! Asnjë lëshim për kriteret e anëtarësimit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 11:14 | Politikë
Çelja e negociatave, reagon CDU-CSU: Hap historik! Asnjë lëshim

Teksa sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka reaguar partia gjermane CDU/CSU. Një hap historik e kanë cilësuar rrugën drejt anëtarësimit të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut ne BE.

Johann Wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar të CDU-së deklaroi se nuk ka asnjë lëshim nga Bundestagu gjerman përsa i përket kritereve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.

Sipas zyrtarit gjerman, me rëndësi është pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediat.

“Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t'i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë përmbushjen e tyre gjatë bisedimeve."

Ndërkohë deputeti gjerman Gunther Krichbaum pohoi se Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë.

“Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë. Pres që qeveria bullgare të mos vendosë pengesa të tjera në rrugën e këtyre negociatave dhe përfundimisht ti jape fund lojërave të tyre të motivuara thjesht nga politika e brendshme, të cilat bien ndesh me frymën europiane. Por Maqedonisë së Veriut i kërkohet gjithashtu si Shqipërisë të vazhdojnë përpjekjet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos