CEO i Mercedesit del në pension, “rivalët” e BMW kanë një “dedikim” special

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 21:34 | Teknologji
CEO i Mercedesit del në pension, “rivalët” e BMW kanë

Pas dekadash në Mercedes dhe shef i kolosit gjerman nga viti 2006, Dieter Zetsche vendosi të dalë në pension, i zëvendësuar nga suedezi Olla Kallenius.  Një lajm i rëndësishëm në botën industriale, që u përhap kudo në botë, dhe nuk mund të mos interesonte edhe rivalët e përjetshëm të BMW-së.  

Këta të fundit menduan të uronin “kundërshtarin” e tyre tashmë në pension me një reklamë enkas, që ndërthur respektin për largimin e një figurë të madhe të industrisë gjermane me promovimin e brand-it të BMW.

https://www.youtube.com/watch?v=9rx7-ec0p0A

Në reklamën e BMW-së, imagjinohet dita e fundit e punës për Zetsche, që normalisht interpretohet nga një sozi.  Rezultati u pëlqye nga të gjithë, ndoshta edhe nga vetë ish “bosi” i Mercedesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos