Yjet shkëlqejnë në tapetin e kuq, shiu “parakalon” i pari

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 11:12 | Showbiz

Shkëlqimi mbi tapetin e kuq, ky ishte qëllimi i yjeve të showbizit botëror, gjatë mbrëmjes gala të ndarjes së Çmimeve Oscar, por edhe në pas festën që organizohet çdo vit nga “Vanity Fair”, ku femrat më të bukura të Hollivudit, pse jo edhe meshkujt, konkurrojnë në veshje e bizhu.

Këtë herë, kritikët duket se nuk gabuan në përzgjedhjen e të veshurave më bukur, ku spikatën 4 aktore: Renee Zellweger, Charlize Theron, Scarlett Johansson dhe Margot Robbie.

Shiu nuk i prishi aspak hijeshinë fitueses së statujës së artë, Renee Zellweger, e cila kish zgjedhur një fustan të stolisur me gurë të çmuar, nga Armani Prive. Veshja e saj mbi tapetin e kuq kushtonte 23 mijë dollar, por vlerën më të madhe, që i shtuan shkëlqimin e kishin 3 unazat me vlerë totale 64.300 dollarë.

44-vjeçarja Charlize Theron zgjodhi të nxjerrë në pah pikën e saj më të fortë: këmbët e gjata, me një fustan të zi të Dior e bizhu të Tiffany, një varesë me 165 diamantë në vlerë 5 milionë dollar.

Seksi kish zgjedhur të prezantohej edhe Scarlett Johansson, me një fustan të ngushtë nga Oscar de la Renta, me bizhu që rridhnin në të gjithë gjatësinë, por të hapur nga pas. 35-vjeçarja mbante bizhu miliona dollarëshe, me vëthë e byzylykë diamanti gati 30 karatëshe.

29-vjeçarja Margot Robie mbeti besnike e të zezës, krijuar nga Chanel, pjesë e koleksionit të 26 viteve më parë. Por që mbi Margot qëndron perfekt. Aktorja me origjinë australiane ishte minimaliste në aksesorë, duke mbajtur në gisht vetëm unazën e saj të martesës. Mes atyre që spikatën mbi tapetin e kuq ishin edhe Salma Hayek e Penelope Cruz, që shkëlqyen me krijimet e Guci e Chanel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos