Në një ceremoni të organizuar nga autoritetet lokale, shtatorja e patriotit Ali Ibër Neza u vendos në qendrën e qytetit të Bajram Currit. Të pranishmit vlerësuan figurën e tij, ndërsa përgjatë ceremonisë u zhvilluan edhe aktivitete kulturore me këngë e valle të zonës.
Shtatorja e zv-komandantit të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit, Ali Ibër Neza, u vendos në qendrën e qytetit të Bajram Currit, përgjatë një ceremonie të organizuar nga strukturat lokale.

Pasardhësit e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe familje të tjera të njohura u mblodhën bashkë duke përkujtuar rolin e Ali Ibër Nezës, këtij atdhetari që ishte një prej 7 anëtarëve të qeverisë së përkohshme të Lidhjes së Prizrenit.
Figura e Ali Ibër Nezës u vlerësua nga autoritetet lokale, ndërkohë që pasardhësit e tij shprehën falënderime. Aktivitetet me këngë e valle të zonës shoqëruan këtë ceremoni që u zhvillua në 185-vjetorin e lindjes së këtij patrioti të shquar. (A2 Televizion)