Panairi i 23-të i Librit, Fatos Baxhaku fiton çmimin Autori i Vitit pas vdekjes

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 15:25 | Aktualitet

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në nëntor lajmëron prej gati 2 dekadash se Panairi i Librit po mbaron. Këtë edicion të pazakontë, edhe autorin e vitit dashamirësit e librit nuk e përgëzonin dot. Fatos Baxhaku dhe libri i tij "Në emër të Noes" u vlerësua si më i miri këtij viti.

Përkthyesi më i mirë, u shpall Agim Doksani, që i mundëson lexuesit veprën e “Elena Ferrantes” në shqip.

https://a2news.com/2020/08/23/rrefimi-i-fundit-i-baxhakut/

Autorja e dashur nga fëmijët Adelina Mamaqi u vlerësua për librin e saj "Ne tani lexojmë vetë", që i dedikohet fëmijëve që sapo kanë mësuar shkronjat.

Nga ceremonia e çmimeve, Ambasada Franceze vlerësoi përkthyesin Primo Shllaku për kontributin e vazhdueshëm. Por, entuziasmi i Jamarbër Hoxhës, fëmijës me aftësi të veçanta që fitoi çmimin Lexuesi i Vitit mori duartrokitjet e mëdha të një feste “online” për librin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos