All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Rimbursimi ambulantor do të disiplinojë mjekimin në banesë”, Manastirliu: Drejtohuni vetëm te mjeku i familjes

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 13:23 | Aktualitet
“Rimbursimi ambulantor do të disiplinojë mjekimin në
All - Paragraf - 1

Rimbursimi ambulantor për të sëmurët nga Covid-19 që trajtohen në banesë do të lehtësojë kostot dhe do të disiplinojë mjekimin në stadin e lehtë dhe të mesëm. Kështu u shpreh Ministrja Manastirliu gjatë konferencës për shtyp, teksa shtoi se janë rritur infektimet brenda familjes. Ajo theksoi se kjo paketë e cila parashikohet të jetë 1.2 miliardë lekë në vit është propozuar që të miratohet menjëherë.

“Paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të testuar pozitiv me Sars-Cov-2, përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov-2. Skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliardë lekë në vit”,

All - Paragraf - 3

Ne do të vijojmë mbështetjen për çdo qytetar dhe çdo nevojë të shëndetësisë për mbulimin shëndetësor universal. Nisur nga kjo, masa për rimbursimin ambulator në banesë ka qenë pjesë e vjeshtë-dimrit synon t’u lehtësojë kostot e shkaktuara nga trajtimi në banesë të përcaktuara nga ekspertët në udhëzuesin mjekësor. Paketa bazë për trajtimin ambulator do të disiplinojë këto dy stade të lehtë e të mesëm pasi është shqetësim dhe ka kakofoni, duhet të drejtoheni vetëm te mjeku i familjes, apo mjeku specialist, jo recetat në Whatsapp që dëmtojnë shëndetin dhe buxhetin e familjes.

Gjatë gjithë tetorit, specialistët tanë punuan për këtë udhëzues, u bazuan në rastet e reja, vatrat e mënyrat e infektimit. Edhe kostot kanë më shumë impakt në buxhetin e familjes. Kjo paketë vjen në momentin e rëndësishëm që do të jetë një tjetër mbështetje për qytetarët që nuk i kemi lënë vetëm me vepra dhe jo me fjalë

Paketa bazë e rimbursimit për trajtimin ambulator është propozuar që të miratohet menjëherë dhe të fillojë të aplikohet nga strukturat tona të shëndetësisë pas mbledhjes së radhës së qeverisë, mjekët janë trajnuar”.

All - Paragraf - 6

Sipas  ministres Manastirliu, deri tani, janë 400 pacientë të shtruar në spitale nga 550 që janë kapacitete spitalore, ndërsa po trajnohen stafet për spitalet Covid 4 dhe ata rajonalë. Ajo apeloi që të respketohen masat për të frenuar epideminë.

“Kemi rreth 400 të shtruar nga 550 që janë kapacitete tona po trajnojmë stafet për Covid 4 gati jemi edhe për spitalet rajonale. E kemi vetë në dorë ta frenojmë epideminë, maska, distance, higjiena. Shmangni takimet darkat, drekat dhe impenjimet familjare që shkaktojnë riprodhimin e virusit dhe kështu frenohet epidemia”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos