Një ceremonia shtetërore madhështore kishte përgatitur presidenti kinez, Xi Jinping në nder të homologut të tij brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili po zhvillon vizitën e parë në këtë vend që pas marrjes së detyrës.
























E organizuar në sheshin gjigant përpara Murit të Madh kinez, në ceremoni morën pjesë dhe zonjat e para si dhe krerët më të lartë të shtetit.
Një bandë frymore luajti himnet e dy vendeve, ndërkohë që 21 gjuajtje topi shënuan ngjarjen.
Më pas të dy krerët e shtetit ndoqën dhe paradën ushtarake të përgatitur me shumë kujdes nga autoritetet kineze dhe nën masa shumë të forta sigurie që paralizuan kryeqytetin. (A2 Televizion)