
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit, SPAK dhe BKH që t’i shkojnë deri në fund aferës së inceneratorëve, pavarësisht presionit nga Edi Rama.
Ai u shpreh se institucionet e reja të drejtësisë kanë gjithë mbështetjen e PD-së dhe opozitës për të çuar para drejtësisë të pandehurit e aferës së shekullit.
“Që gjithë kjo betejë po bëhet për drejtësisë dihet. Askush nuk ka dyshim që i keni vjedhur 430 mln euro nga keqqeverisja me aferën e shekullit, me korrupsionin më të rëndë që ka përjetuar ndonjë vend dhe këto fakte sot nuk janë më denoncimet e para 6 vjetëve, por janë fakte të zbuluara nga komisioni hetimor, i cili u bllokua me urdhër të Ramës dhe u zhbllokua falë qëndresës sonë dhe të aleatëve. Qëndrimi ynë është i qartë çdo punonjës i SPAK dhe BKH që është në presion nga Rama dhe të pandehurit e tjerë duhet ta dijë se ka mbështetjen e PD-së dhe opozitës për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. Bëni detyrën tuaj, komisioni parlamentar i ka nxjerrë hapur fajtorët”, tha Basha. (A2 Televizion)