"Ky vend nuk ka patur kurrë drejtësi", Rama: Akuzat e korrupsionit, përgjegjësi individuale. Komision hetimor, një farsë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 22:39 | Politikë
"Ky vend nuk ka patur kurrë drejtësi", Rama: Akuzat e

Pas daljes nga seanca në komisionin hetimor për inceneratorët kryeministri Edi Rama e cilësoi atë një farsë të orkestruar për të baltosur. Në një deklaratë për gazetarët, kreu i qeverisë përsëriti se  hetimi i SPAK dhe për akuzat e korrupsionit kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale të kujtdo që akuzohet. Sipas tij për këtë qëllim u krijua edhe reforma në drejtësi pasi në këtë vend nuk ka pasur kurrë drejtësi në gjykata.

“430 mln euro nuk ekziston, është një shumë deri në 2047-ën si angazhim që paguhet mbledhja, përpunimi e transformimi i mbetjeve në energji. Nuk është në arkën e shtetit dhe as ka dalë nga arka e shtetit , u kijua një narrativë shumë e ulët që kishte nevojë për ta zbardhur dhe u pranua nga Tabaku që ju nuk mund të koncensiononi të ardhmen. Bëhet për një angazhim përtej moshës sime politike. Është një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që bëjnë gjithmonë.

Përsa i takon hetimit nga SPAK dhe dyshimeve e akuzave për korrupsion është linjë tjetër që ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet se pas shpinës së qeverisë, institucioneve e publikut ka hyrë në marrëdhënie korruptive. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi të gjithë kanë punën e tyre dhe drejtësia ka punën e vet.  Do kërkojë kohën e vet, por unë jam krenar për këtë se gjërat do ndahen jemi në këtë fazë që kush do e kishte imagjinuar para pak vitesh se do kishim ministra që janë dënuar apo akuzuar do kishim një hetim të pavarur. Këto gjëra kërkojnë kohë se ky vend nuk ka pasur kurrë drejtësi, nuk ka pasur kurrë një destinacion që në gjykata të jepej drejtësi. Është një prapambetje e thellë, kërkon kurajo për të bërë reformën dhe atë e patëm ne, kërkon vendosmëri dhe durim të madh, kërkon të shtrëngosh dhëmbët dhe kur përballesh me vendime që do të doje të vije ulërimën”.

Rama theksoi se pasi të mbarojnë hetimet nga SPAK për inceneratorët atëherë do të çojnë në gjykatë akuzat për grup të strukturat kriminal të bëra nga deputetët e Partisë Demokratike.

“Do marrim kohën që të mbarojë hetimet pak të çojë akuzat në gjykatë dhe pastaj çështjen e grupit të strukturuar kriminal do ta trajtojmë në gjykatë. Është shumë e rëndë dhe nuk ndodh në asnjë vend që një parti e një politikane të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Por jo përpara se të bëhet i gjithë hetimi i SPAK, atëherë do të shkojmë në gjykatë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos