
Ndërsa anëtarët e Gjykatës Kushtetuese po mblidheshin për çështjen e shkarkimit të tij, presidenti Meta priti në institucionin që drejton, Sekretarin e Shtetit për Politikat e Sigurisë së Hungarisë, Piter Shtaraj.
Takimi u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-hungareze, ndërsa palët njoftuan dhe për vendosjen e një busti të mbretëreshës Geraldinë në Tiranë.
Presidenti falënderoi sekretarin hungarez për bashkëpunimin dypalësh, ndërsa shtoi se marrëdhëniet e ngushta do të vijojnë edhe në të ardhmen.
Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës u depozitua në kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë, pas miratimit të raportit të ngritur nga komisioni hetimor. (A2 Televizion)