Duma ironizon primaret e Durrësit: Kandidati ka 5 herë që garon për t’u bërë diçka

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 21:19 | Politikë
Duma ironizon primaret e Durrësit: Kandidati ka 5 herë që garon

Grida Duma ka ironizuar dhe primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit në Durrës, ku u zgjodh si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit, Ardian Muka.

Sipas nënkryetares së Partisë Demokratike, kandidati i Rithemelimit për Durrësin ka 5 mandate që kërkon të hyjë në një listë, për të kandiduar për diçka, edhe pse e di që do të humbë.

“Individët e përfshirë nga strukturat e PD te “Foltorja” nuk përfaqësojnë burimet më të mira njerëzore të PD. Rasti i Durrësit është një rast që ne e dimë që ka qenë kandidat, nuk e di sesa, ndoshta 5 mandate që kërkon të hyjë në një listë, që kërkon të kandidojë për diçka dhe nuk arrin dhe hyn në një listë sepse thjeshtësisht do të kandidojë, ndoshta e ka ëndrrën e jetës për të kandiduar, pavarësisht se do humbë. Janë individë normalë, por nuk e kanë peshën për të qenë kandidatë në situata të tilla”, u shpreh Duma në Debat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos