Çështja “Gërdeci”, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatmir Mediut

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 14:47 | Kronikë
Çështja “Gërdeci”, GJKKO shtyn seancën ndaj

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosnjoftimi i të gjithë të dëmtuarve nga shpërthimi i marsit 2008.

Në total, janë rreth 290 persona të dëmtuar, por në seancën e sotme vetëm 109 prej tyre janë përfaqësuar në seancë përmes avokatit Dorian Matlia, i cili ka paraqitur edhe prokurë përfaqësimi.

Mësohet se seanca e radhës për çështjen “Gërdeci” do të zhvillohet, më 7 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos