Zhduket 46-vjeçari në Elbasan, familjarët dyshojnë se e ka marrë rrjedha e Shkumbinit

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 12:00 | Kronikë
Zhduket 46-vjeçari në Elbasan, familjarët dyshojnë se e ka

Një 46-vjeçar në Elbasan nuk është kthyer në banesë prej dy ditësh dhe familjarët e tij dyshojnë se mund ta ketë marrë rrjedha e Shkumbinit.

Denoncimi është bërë të mërkurën nga familjarët e tij, të cilët janë shprehur se 46-vjeçari ishte duke punuar në një sipërfaqe toke buzë Shkumbinit, përpara se të zhdukej.

Familjarët dyshojnë se atë mund ta ketë marrë rrjedha gjatë kohës që ka tentuar të kalonte në krahun tjetër të lumit për t’u kthyer në banesë.

Ndërkohë, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin dhe në operacion janë angazhuar edhe palombarët e Repartit Special RENEA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos