Audio-përgjimi i “21 Janarit”, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e familjarëve të viktimave

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 10:53 | Kronikë
Audio-përgjimi i “21 Janarit”, Apeli i GJKKO rrëzon

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos pranojë ankimin e bërë nga familjarët e viktimave të 21 janarit, në lidhje me kompetencën e hetimit të një audiopërgjimi të komunikimit të punonjësve të Gardës, ditën e ngjarjes.

Më herët, për kallëzimin e bërë nga Ministria e Drejtësisë, Partia Socialiste dhe familjarët e viktimave, SPAK vendosi të shpallë moskompetencë dhe t’ia kalojë dosjen prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës.

Vendimi në Apel është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarja, Igerta Hysi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/per-21-janarin-familjaret-e-viktimave-kallezim-te-ri-kunder-sali-berishes-ne-spak/

A2 CNN Livestream

Latest Videos