
Interi apeloi kartonin e kuq të Romelu Lukakut në ndeshjen ndaj Juventusit, e vlefshme për Kupën e Italisë, që përfundoi në barazim 1-1.
Sulmuesi belg realizoi gol në minutat shtesë dhe më pas mori kartonin e dytë të verdhë, pasi arbitri e cilësoi provokim festimin e tij përpara tifozëve të Juves.
Gjykata Sportive e Apelit vendosi të hidhte poshtë pretendimin e Interit, duke lënë në fuqi ndëshkimin e sulmuesit, i cili do të mungojë kështu në gjysmëfinalen e kthimit në “San Siro”.
Pas konfirmimit të pezullimit, Interi reagoi ashpër, me anë të një komunikate zyrtare: “Interi shpreh pakënaqësinë e madhe për faktin që viktima është kthyer në fajtorin e vetëm”. (A2 Televizion)