Juventusit i kthehen 15 pikët

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 18:52 | Futboll

Këshilli i Garancisë i ktheu përsëri Juventusit 15 pikët që i ishin hequr, duke bërë një hov të rëndësishëm në renditje dhe në garën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Vendimi i sotëm parashikon që çështja të kthehet për rigjykim në Komisionin e Apelit të Federatës Italiane. Kjo do të thotë se mund të ketë dënime në të ardhmen për bardhezinjtë për këtë çështje.

Ndërkohë, janë konfirmuar dënimet e drejtuesve Agnelli, Parattici, Cherubini dhe Arrivabene.

Kjo është renditja pas vendimit të sotëm të autoriteteve italiane: (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos