Çështja “McGonigal”, Kongresi amerikan nis hetimet, kërkon informacione për ish-zyrtarin e FBI

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 09:40 | Bota
Çështja “McGonigal”, Kongresi amerikan nis hetimet,

Çështja “McGonigal” shkon ne Kongresin Amerikan. Komisioni Juridik i dhomës së përfaqësueseve të drejtuar nga republikanët në SHBA, kërkon informacione për ish-zyrtarin e lartë të Byrosë Federale të Hetimeve, përmes një letre dërguar drejtorit të FBI-së, Christofer Wray.

Kryetari i Komisionit, Jim Jordan, dhe republikani tjetër, Matt Gaetz, kërkojnë informacione në lidhje me punën e tij apo veprime të ndërmarra që vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, duke përfshirë historikun e punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to", thuhet në letër. Ish-agjenti special i FBI-së është akuzuar javën e kaluar për pastrim parash, shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe vepra të tjera të lidhura me punën e tij me një oligark rus.

Edhe në Shqipëri, Partia Demokratike ka mbledhur firmat e nevojshme për të kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal. 42 deputetë demokratë kanë firmosur për ngritjen e këtij komisioni.

Kështu, PD-ja kërkon ndër të tjera ngritjen e këtij Komisioni në mënyrë që të verifikohet ligjshmëria e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së, Dorian Duçkën e Agron Nezën, si dhe përfshirja e tyre në marrëdhënie dhe ndërveprim me McGonigal dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/02/pd-mbledh-firmat-per-te-kerkuar-ngritjen-e-nje-komisioni-hetimor-parlamentar-per-mcgonigal/
https://a2news.com/2023/01/24/kontakte-me-oligarkun-rus-dhe-ish-punonjesin-e-inteligjences-shqiptare-per-cfare-akuzohet-ne-shba-ish-zyrtari-i-fbi-charles-mcgonigal/
https://a2news.com/2023/01/31/ceshtja-mcgonigal-meta-te-zbardhen-te-gjitha-takimet-me-zyrtaret-e-larte-te-drejtesise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos