
Pas 11 muajsh luftë, numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë po i afrohet 200.000. Pra, 8 herë më shumë se ai i ushtarëve amerikanë në dy dekada konflikti në Afganistan. Ky është vlerësimi i fundit i amerikanëve dhe drejtuesve perëndimorë, shkruan New York Times.
Vlerësimi i fundit publik nga qeveria Biden daton në nëntor, kur shefi i shtabit të përbashkët, Mark Milley, foli për mbi 100.000 ushtarë të vdekur dhe të plagosur nga të dyja palët.
Përleshjet në Soledar dhe Bakhmut bënë që numri të rritet, me dërgimin e trupave më pak të përgatitur në vijën e frontit.
Aktualisht, në disa qytete vihet re një avancim dhe rritje e numrit të bombardimeve ruse, edhe ndaj vendbanimeve civile, ku ka pasur edhe viktima. (A2 Televizion)