Çështja McGonigal, PD kërkon ndarjen e seancës së pyetjeve nga mocioni me debat

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 09:42 | Politikë

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë ndarjen e seancës së pyetjeve nga mocioni me debat. Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputetët Edi Paloka, Tritan Shehu, Greta Bardelli, Lindita Metaliaj, Kasëm Mahmutal dhe Alban Vokshi kërkojnë që të jenë ata të parët në listën e folësve.

Seanca maratonë për mocionin me debat në lidhje me çështjen McGonigal do të mbahet sot në Kuvend dhe çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos