Tritoli në Vlorë, policia shoqëron 3 persona

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 11:27 | Kronikë
Tritoli në Vlorë, policia shoqëron 3 persona

Tre persona të shoqëruar për ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku një sasi tritoli shpërtheu në një automjet të parkuar. Nga policia, konfirmohet se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë i braktisur.

Po këqyren pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë kohën kur është vendosur sasia e tritolit. Mendohet se sasia ishte e vogël rreth 150 gramë. Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015, ai është arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë një vit më parë. Aktualisht, ai jeton jashtë Shqipërisë.

Benard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomati, anëtar i bandës së Gaxhait, i njohur me nofkën “Buzderri” dhe i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos