Çështje serioze dhe tensione në Samit...ndërkohë dy kryeministra kërcejnë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 13:38 | Aktualitet
Çështje serioze dhe tensione në Samit...ndërkohë dy

Në seriozitetin e çështjeve që do të diskutohen në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, dhe ngjarjet që ndërkohë po ndodhin në protestën e opozitës, analistët ndërkombëtarë fokusohen edhe në ngjarjet më të lehta të takimit.

Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.

https://twitter.com/HenryJFoy/status/1600094599980060672

Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë  kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar ironik se  “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos