
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ditën e sotme është një zonë e kuqe.
Ashtu siç ishte njoftuar nga policia, “për mbarëvajtjen e samitit” ditën e sotme ka bllokime të disa akseve rrugore urbane dhe interurbane të Tiranës, me bulevardin që është rrethuar me kangjella prej hekuri, ndërsa ruhet nga shumë efektivë policie.
Shumë punonjës nuk lejohet të kalojnë në rrugë të caktuara, duke krijuar radhë të gjata.
“Nuk më lënë të kaloj. Nuk dua të komentoj për këtë”, tha për A2 CNN një shtetase ukrainase, punonjëse në ambasadën e këtij vendi. (A2 Televizion)