Duka rizgjidhet President i FSHF: T’i lëmë pas ato që kemi kaluar gjatë këtyre dy muajve

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 18:05 | Aktualitet

Mes kontestimeve për proces të paligjshëm dhe vendimeve ndaluese të gjykatës, Federata e Futbollit zhvilloi asamblenë zgjedhore, në të cilën Armand Duka u konfirmua si president, për mandatin e gjashtë me radhë. Nga 55 anëtarë me të drejtë vote, të pranishëm në procesi ishin 43 delegatë, me të tjerët që e kishin bojkotuar Asamblenë, pas thirrjes së kandidatit Dritan Shakohoxha, për proces të jashtëligjshëm dhe të parregullt. Pas votimit, Duka fitoi 37 vota në favor, kundër 4 votave të Sulejman Starovës dhe 2 fletë votimi ishin të pavlefshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos