Çfarë fshihet pas divorcit të Kim Kardashian dhe Kanye West?

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 11:34 | Showbiz

Edhe pse përflitej prej kohësh, divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West shkaktoi bujë dhe të shumta ishin pikëpyetjet që u ngritën për arsyen e ndarjes.

Sipas E! News, ndarja erdhi gradualisht pas një ftohje që kishte nisur prej kohësh. Nuk pati tradhti dhe intriga. Burimet bënë me dije se Kim e kërkoi divorcin që vitin e kaluar, megjithatë vendosi t’i jepte dhe një shans.

Një tjetër burim deklaroi se kandidimi i tij për president ndikoi për keq në martesën e tyre, duke i dhënë dhe "goditjen finale".

Kim dhe Kanye e kurorëzuan dashurinë e tyre në maj të 2014-s dhe janë prindër të 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/19/kim-kardashian-dhe-kanye-west-zyrtarisht-te-divorcuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos