Çfarë pritet nga ceremonia e kalimit të pushtetit nga Trump te Biden?

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 20:26 | Aktualitet

Një ditë e madhe do të jetë e mërkura për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Joe Biden do të betohet si Presidenti i 46 i SHBA. Betimi i një Presidenti amerikan, këtë herë, vjen shumë ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim. Donald Trump kontestoi fuqishëm rezultatin që e shpalli humbës në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe e cilësoi atë të manipuluar. Por, nuk mbaroi me kaq. Në ditën kur Kongresi Amerikan u mblodh për të vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve, një marshim i thirrur nga Donald Trump përfundoi në përplasje midis forcave të rendit dhe mbështetësve të Trump, pas të cilit pati edhe humbje jetësh. I gjithë 10-ditëshi i fundit i tranzicionit të pushtetit është shoqëruar me frikë dhe ankth për shkak të dyshimeve për trazira të tjera. Kjo është klima në të cilën Joe Biden do të betohet nesër. Për zhvillimet që priten të ndodhin të mërkurën folën në Ditarin në A2 Blendi Salaj, gazetar dhe producent, si dhe Xhevahir Qardaku, gazetar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos