“Pole position” milimetrik për Max Verstappen

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 09:39 | Sporte të tjera

Max Verstappen ka fituar “pole position” në Çmimin e Madh të Japonisë, duke regjistruar një kohë vetëm 10 të mijëtat më të shpejtë sesa Charles Leclerc, me Ferrari.

Edhe piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, ishte shumë pranë kohës më të mirë të provave zyrtare, me spanjollin që ishte 57 të mijëtat më i ngadaltë sesa holandezi i Red Bullit.

Vetëm në vend të gjashtë dhe të tetë makinat Mercedes, me Lewis Hamilton dhe George Russell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos