
Vllaznia në futboll për femra i rikthehet sot ëndrrës europiane atje ku do të luajë takimin e parë të 1/32-ve të Champions League.
Vajzat shkodrane do të presin në orën 18 në “Loro Boriçi” kundërshtaret e Fortuna Hjoring, skuadrën daneze e cila renditet mes më të mirave të turneut.
“Vllaznia është përgatitur maksimalisht për këtë takim historik”, kështu janë shprehur trajneri Lekaj, dhe kapitenia Megi Doçi të cilët kërkojnë që rrugëtimi historik i tyre të mos ndalet me kaq. (A2 Televizion)