
Edhe pse tashmë është në moshën 34-vjeçare, Cristiano Ronaldo vijon të jetë në një formë të jashtëzakonshme.
Ylli portugez ishte protagonist absolut në fitoren e thellë 5-1 të Kombëtares së tij ndaj Lituanisë mbrëmjen e së martës, duke arritur ta dërgojë topin në rrjetë plotë katër herë, si në kohët e arta të tij.
Me këto gola, CR7-ta arrin të thyej një tjetër rekord, duke u renditur në krye të lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola në eliminatoret e një Kampionati Europian. Në 159 ndeshje me Portugalinë, sulmuesi i Juventusit ka arritur të shënojë 93 gola, si askush më parë.
Pas fitores ndaj Lituanisë, Ronaldo u shpreh se është duke kaluar kohë të shkëlqyera. “Jo vetëm unë, por edhe ekipi po kalojmë kohë të shkëlqyera. Jam i lumtur dhe po kënaqem, jo sepse shënova, por përkundrazi për nivelin në të cilin ne kemi luajtur viteve të fundit”, tha Ronaldo pas ndeshjes. (A2 Televizion)