
Ndërkohë që, Serie A përgatitet të mbyllë dyert e stadiumeve, për të shmangur çdo surprizë të pakëndshme nga koronavirusi, nga Spanja vijnë deklarata që ngrenë alarmin edhe sa i përket Champions League.
Autoritetet vendase, i frikësohen skuadrës së Atalantës që do të udhëtojë në Valencia për ndeshjen e kthimit në datën 10 mars.
"Nuk jemi të sigurt nëse lojtarët dhe klubi i Atalantës mund të udhëtojë dhe të vijnë në Valencia. Bergamo është pjesë e Lombardisë", - janë shprehur zyrtarë të kujdesit shëndetësor në vendin iberik.
Mbi 2300 bileta janë shitur për tifozët italianë, të cilët kanë vendosur të ndjekin transfertën, megjithatë mbetet në dyshim nëse ata do të lejohen të futen në territorin spanjoll. (A2 Televizion)