
Takimi i javës së 23-të, në Bundesligën gjermane mes Eintracht Frankfurt dhe Union Berlin përfundoi me fitoren e skuadrës kryeqytetase 2-1.
Më shumë sesa rezultati, për dy klubet që ndodhen fare pranë, vetëm një pikë larg në mesin e tabelës, ajo që bëri përshtypje ishte revolta e tifozëve të Frankfurtit ndaj klubit.
Thuajse gjysma e stadiumit ishte e boshatisur. Kjo pasi tifozët refuzojnë që ndeshjet e futbollit të luhen ditën e hënë.
Në sektorin prapa portës në këtë takim nuk kishte as edhe një tifoz, ndërkohë që ishte vendosur një banderolë gjigante, ku e hëna, konsiderohet e papranueshme për të shkuar në stadium. (A2 Televizion)