
Luhet mbrëmjen e sotme dy super përballje të tjera të fazës së 1/8-ave në Champions League, Napoli-Barcelona dhe Chelsea-Bayern Munchen.
Në “San Paolo” do të shkel për herë të parë Leo Messi, i cili nuk është përballur asnjëherë me parë me Napolin në Itali. Njësoj si tre dekada më parë, kur tifozët napoletanë “adhuronin” Diego Armando Maradonën, e njëjta pritje entuziasmuese iu bë edhe 6 herë fituesit të Topit të Artë në qytetin e Napolit.
Në pikëpyetje mbetet kapiteni i kombëtares Elseid Hysaj, i cili pësoi një dëmtim në takimin e fundit në kampionat.
Katalanasit vijnë padyshim si favoritë në këtë përballje, megjithatë skuadra e Gennaro Gatusso mund të surprizojë nisur nga forma e mire që po kalon së fundmi.
Në “Stamford Bridge” rikthehen kujtime të vjetra. Chelsea dhe Bayern përplasen për herë të parë në Champions, që pas finales së paharrueshme të 2012-ës, ku ishin londinezët ata që ngritën lart trofeun me veshë të mëdhenj. (A2 Televizion)