Champions League, Tirana kërkon kualifikimin, gati përmbysja në shtëpi 

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 08:52 | Futboll
Champions League, Tirana kërkon kualifikimin, gati përmbysja në

Një detyrë e vështirë, por jo e pamundur! Tirana luan sot në mbrëmje me objektivin e vetëm për të fituar. Pas humbjes minimale në takimin e parë, bardheblutë presin Dudelanzh në Tiranë në një ndeshje që nuk duket aspak e lehtë.

I këtij mendimi është dhe trajneri Orges Shehi, i cili në konferencën për shtyp në prag të sfidë tha se beson te përmbysja e madhe . 

“E kam thënë edhe pas ndeshjes që tani duke parë kundërshtarin nga afër kemi besim edhe te forcat tona, te performanca e grupit dhe sigurisht në ndeshjen e parë performanca e njërit nuk është 100%. Por ka shumë faktorë që nuk duam të analizojmë, duke pasur parasysh që ndeshjen e dytë e përgatisim me qetësi, mendoj se performanca e ndeshjes së kthimit do të jetë shumë më e mirë se e ndeshjes së kaluar’’, u shpreh Shehi.

Sa i përket formacionit me 11 titullarët që do të hedhë në fushë, tekniku bardheblu ka vetëm një dilemë, cili do të jetë lojtari që do të zëvendësojë Vesel Limaj që ndeshjen e parë doli me karton të kuq.

Alternativat për Tiranën rreth kësaj situate janë disa. Të luajë njëri prej dyshes Hila-Qefalija. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, mbetet po e njëjtë, Bekaj në portë, mbrojtja Toshevski Beihrace, Najdovski, Ismailgeci.

Mesfusha Totre, Aleks dhe me shumë gjasa Hila. Ndërsa sulmi mbetet  Seferi, De Silva, Xhixha. Dueli do të luhet sot në orën 20:00 në stadiumin kombëtar në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos