Berlusconi interesohet për Berat Gjimshitin

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 07:58 | Futboll
Berlusconi interesohet për Berat Gjimshitin

Monza e Berlusconit interesohet për Berat Gjimshitin. Një skuadër e ngjitur këtë sezon në Serie A, kërkon të afrojë elemente cilësore ku nuk pyet shumë për shpenzime.

Për këtë arsye, Adriano Galliani ka hedhur sytë dhe nga futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

29-vjeçari rinovoi në marsin e këtij viti kontratën e tij me Atalantën deri në vitin 2026, mirëpo nëse Monza i bën një ofertë te mirë, mund të ndryshojë gjithçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos