“Ndeshja e inovacionit”, futbollistë me kamera në trup në miqësoren e parë të Milanit

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 22:36 | Futboll
“Ndeshja e inovacionit”, futbollistë me kamera në trup

Koln-Milan nuk do të jetë një miqësore si të tjerat. Në ndeshjen e parë të kuqezinjve për këtë sezon, në stadiumin RheinEnergie do të testohen teknologji të reja që lidhen me futbollin.

Këto teknologji, të zhvilluara nga klubi gjerman dhe “Deutsche Telekom”, do t’i japin mundësi tifozëve që ta shohin ndeshjen nga këndvështrimi i lojtarëve në fushë. Disa prej tyre do të kenë në trup telekamera speciale për ta bërë të mundur këtë gjë.

Ndërkohë, do të ketë edhe aplikacione për të lehtësuar sa më shumë eksperiencën e tifozëve në stadium. Për shembull, njëri prej tyre do t’i tregojë fansave se cili restorant apo tualet ka më pak radhë për momentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos