
Prej kohësh, futbollisti i Barcelonës, Frenki De Jong ka qenë në listën e objektivave të Manchester United. Një nga arsyet kryesore është dhe tekniku Ten Hag që e ka kërkuar me ngulm afrimin e holandezit.
Por pavarësisht dëshirës se madhe të anglezëve, ky transferim ka pas gjasa të konkretizohet. Në parim, Barcelona ka pranuar ofertën prej 85 milionë eurosh për lojtarin, por vetë holandezi nuk duket i bindur edhe pse pas një bisedë me drejtuesit e klubit, ata i kanë dhënë garanci për të ardhmen.
Refuzimi i 25-vjeçarit ka bërë që “Djajtë e kuq” t’i kthehen punës për të gjetur emra të tjerë në mesfushë dhe me i përfoluri është ai i Paredes nga PSG. (A2 Televizion)