
Edhe nëse nuk shënon, Myrto Uzuni mbetet protagonist absolut te Ferencvarosh.
Sulmuesi i Kombëtares shkëlqeu në ndeshjen e kthimit përballë Zalgiris, ku kampionët e Hungarisë fituan 3-1 dhe u kualifikuan në turin e tretë të Champions League. Uzuni dha dy asiste për golat e avantazhit të përkohshëm 2-0, në minutat 43 dhe 72.
Në ndeshjen e parë, Uzuni kishte shënuar edhe një prej golave të fitores. Me suksesin e arritur, Ferencvarosh vazhdon më tej dhe tashmë do të ketë përballë kampionët e Çekisë, Slavian e Pragës. (A2 Televizion)