
Armando Sadiku i jep fund aventurës me Bolivar, skuadrën në të cilën u transferua prej janarit të vitit 2021.
Pas shtatë muajve, ku shënoi vetëm dy gola në 15 ndeshje dhe ku nuk arriti të përshtatej si duhej, sulmuesi shqiptar largohet nga elita e Futbollit në Bolivi. Klubi njoftoi prishjen me konsensus të kontratës, duke vlerësuar faktin se Sadiku hoqi dorë nga disa rroga për të dalë si lojtar i lirë.
Gjatë marsit të kaluar, 30-vjeçari hyri në histori, duke u bërë shqiptari i parë që luajti në Copa Libertatores, turneu më i rëndësishëm i futbollit në Amerikën e Jugut. Për kuqeziun nuk mungon interesimi nga Spanja, me Las Palmas në kategorinë e dytë, që interesohet ta afrojë në skuadër. (A2 Televizion)