
Rikthehet Champions League me ndeshjet e dyta në grupe.
Bayern Munchen-Tottenham është supersfida e mbrëmjes, me dy skuadrat që duelojnë për vendin e parë të grupit B.
Pas barazimit dramatik 2-2 përballë Atletico Madrid, Juventusi rikthehet të luajnë përpara publikut të tij. Bardhezinjtë presin në “Allianz Stadium” Bayer Leverkusenin me mungesat e Danilo, De Sciglio dhe Alex Sandro.
Real Madrid do të kërkojë të lërë pas humbjen turpëruese ndaj Paris Saint Germain. Përballë galaktikëve vihen belgët e Club Brugge. Ndërsa kampionët e Anglisë, Manchester City do të ndeshen me kroatët e Dinamos së Zagrebit që bënë surprizën duke mundur 4-0 Atalantën.
Pikërisht, skuadra e Berat Gjimshitit do të hapë serinë e takimeve të sotme kundër Shakhtar Donetsk në orën 18:55. (A2 Televizion)