
Champions vijon sot me sfidat e tjera në grupe. Juventus do të kërkojë të harrojë humbjen kundër Barcelonës dhe për këtë, ndeshja kundër Ferencvaros do të jetë mundësia më e mirë.
Bardhezinjve iu është rikthyer lideri, ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili do të synojë rekordin personal të 100 fitoreve në Champions.
Barcelona ndeshet me Dinamon e Kievit të përgjysmuar, me ukrainasit të cilët nuk kanë në dispozicion 9 futbollistë, të prekur nga Covid-19.
Lazion e pret një transfertë e vështirë në Rusi, përballë Zenit. Interesant pritet të jetë edhe dueli mes gjermanëve të Leipzig dhe francezëve të Paris Saint Germain. (A2 Televizion)