Champions nis me surprizë, Broja debuton me humbje

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 21:31 | Futboll
Champions nis me surprizë, Broja debuton me humbje

Ka nisur menjëherë me surprizë faza e grupeve të Champions League. Chelsea i Armando Brojës, i cili debutoi në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit për klube, humbi 1-0 në Kroaci, ndaj Dinamos së Zagrebit.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 60, por nuk arriti që të ndihmonte ekipin e tij për të marrë të paktën një pikë nga ndeshja hapëse.

https://a2news.com/2022/09/06/armando-broja-debuton-ne-champions-league/

Ndeshjen e vendosi goli i Orsic, që në minutën e 13 finalizoi në mënyrë perfekte një kundërsulm të kroatëve.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të pasdites, Borussia Dortmund mposhti 3-0 danezët e Kopenhagen. Golat për ekipin gjerman u shënuan nga Reus (35'), Guerreiro (42') dhe Bellingham (83'). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos