
Surpriza e madhe e Champions League konsumohet në Juventus Stadium të Torinos.
Edhe pse ekipi i Ajaksit vlerësohej nga të gjithë komentuesit dhe nga vetë trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri si një kundërshtarë i rrezikshëm, asnjëri nuk mund të imagjinonte që holandezët e rinj do t’i jepnin një leksion në lojë gjigandëve të Juventusit në shtëpinë e tyre.
Djemtë e trajnerit Erik ten Hag dominuan sidomos në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e parë Juventusi kaloi në avantazh si gjithmonë me yllin Cristiano Ronaldo, sërish me kokë, në minutën e 28-të.
Kur gjithçka dukej që po shkonte drejt triumfit të Ronaldos dhe shokëve të tij, një pasim pothuajse i gabuar të Ziyech i dhuroi topin Van de Beek, i cili nuk gabon.
Është minuta e 34-t dhe aty mbyllet ndeshja për Juventusin dhe fillon spektakli i Ajaksit.
Pjesa e dytë, e luajtur me ritme dhe pasime të shpeshta dhe të sakta krijon vështirësi tek mbrojtja juventine dhe raste të panumërta të shpërdoruara nga Ziyech, Neves dhe Tadic.
Goli i kualifikimit vjen nga një goditje me kokë të kapitenit holandez De Ligt, në të 67’.
Juventusi mungon edhe njëherë mundësinë e fitores të Champions, ndërsa Ajaksi përgatitet ndoshta për të hapur një kapitull të ri të historisë së saj prestigjioze.
Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes, Barcelona fiton pa probleme me Manchester United, dhe një herë protagonisti absolut është Leo Messi, autor i një dygolëshi në minutat 16 dhe 20.
Ndeshja nuk ka më histori, madje Barcelona shënon golin e tretë me brazilianin Coutinjo. (A2 Televizion)